Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, Tabaku: Është antikushtetues

Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, Tabaku:

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, duke e quajtur Komisionin për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

“Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve..

Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të njëjtën rëndësi”, tha Tabaku gjatë fjalës që mbajti në Kuvend. 

Të fundit