Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni rrëzoi propozimet e Kadillit dhe Harxhit, Bozdo del kundër: Të gjitha kanë vlerë, nuk mund të hiqen nga tavolina

Komisioni rrëzoi propozimet e Kadillit dhe Harxhit, Bozdo del kundër:

Anëtari i Komisionit të Përhershëm Statutor, Eno Bozdo është shprehur kundër vendimit që u mor në mbledhjen e sotme.

Sipas tij, në Kryesi nuk duhet të kalonin vetëm propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, por edhe të tjerat, duke veçuar ato të ish-kandidatit për kryetar, Fatbardh Kadillit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai tha se të gjitha propozimet kanë vlerë dhe se nuk mund të hiqen nga tavolina. Bozdo thekson se mbështet propozimin e Kadillit për rikonceptim të PD.

“Në dijeni time propozimet e Bashës kaluan të gjitha. Propozimet ndahen në dy grupe ato që rregullojnë statutin aktual dhe që janë të vlefshme për një harmonizim më të të mirë ku janë krijuar problemet dhe propozime e Fatbardh Kadillit që e rikonceptojnë PD, të gjitha këto propozime janë politike dhe të gjitha duhet t’i kalonin kryesisë. Unë mendoj se të gjitha propozimet politike kanë vlerë dhe nuk mund të hiqen nga tavolina”, tha Bozdo.

 

Të fundit