Flash News

Ditari i Opozitës

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-mazhorancës: Kërkoni të mohoni të drejtën e fjalës së opozitës

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-mazhorancës: Kërkoni të

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, teksa u morën në shqyrtim dy kërkesat e demokratëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për sterilizimin dhe rrjedhjen e të dhënave të TIMS.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se mazhoranca po tenton të mohojë të drejtën e fjalës për opozitën, duke shkelur ligjet dhe nenet e Kushtetutës.

Bardhi iu drejtua kolegëve socialistë se nuk kanë pse të kenë rezerva për komisionet hetimore, pasi është një e drejtë që ua njeh ligji.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore”, tha Bardhi.

Të fundit