Flash News

Ditari i Opozitës

Konferenca e Kryetarëve, Blushi: Peleshi ushtar i Ramës, shkeli Kushtetutën

Konferenca e Kryetarëve, Blushi: Peleshi ushtar i Ramës, shkeli

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në mbyllje të mbledhjes se Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, tha për mediat se kryeparlamentari Peleshi është “ushtar i kryeministrit Edi Rama” dhe theksoi se opozita nuk do e ndalte misionin e saj për t’u përballur me këtë mazhorancë.

“Kemi ngritur si shqetësim faktin që kryeparlamentari ka shkelur Kushtetutën. I kërkova kryetarit të Kuvendit që mos të shkelë të drejtat e gazetarëve. Ai duhet të respektojë të drejtat dhe lirinë e medias për të qenë prezent. Kjo gjë u refuzua”, tha Blushi.

Kurse për anëtarët e komisioneve parlamentare, kreu i grupiot të PL tha:

“I kemi zgjedhur anëtarët e komisioneve të PL. Por sot ishim për çështjen e shkeljes së Kushtetutës. Fakti që s’i kemi dorëzuar, është çështje procedurale. Kuvendi në vend që të respektonte Kushtetutën, zgjodhi që në lartësinë e Kryetarit të Kuvendit zgjodhi të ishte ushtar i Ramës.

Emrat tanë do të dërgohen në Kuvend. Nuk është çështje mosdakordësie, por procedurash. Edhe PD e ka shprehur se nuk do të braktiset më Kuvendi”.

Të fundit