Flash News

Ditari i Opozitës

Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohen 2 kërkesat e PD-së për mocion me debat

Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohen 2 kërkesat e PD-së

Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur ditën e sotme, ka rrëzuar dy kërkesa të Partisë Demokratike për zhvillimin e mocioneve me debat në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, z. Gazment Bardhi, kishte kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi programin qeverisës dhe ndikimin e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.

Ndërkohë, një tjetër kërkesë ishte depozituar nga një grup deputetësh të PD-së për zhvillimin e një mocioni me debat që synonte miratimin e një rezolute për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Pas diskutimeve, këto kërkesa janë rrëzuar, dhe çështjet i kalojnë për shqyrtim seancës plenare të Kuvendit.

Njoftimi

U mblodh Konferenca e Kryetarëve Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, për zhvillimin e një “mocioni me debat mbi prioritetet e shpallura të qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.”

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, bëri me dije gjatë mbledhjes se është depozituar edhe një kërkesë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, për mocion me debat me qëllim final miratimin e një rezolute për njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Pas diskutimeve, kryetarët e grupeve parlamentare nuk ranë dakord për zhvillimin e mocioneve. Të dyja çështjet i kaluan seancës plenare.

Të fundit