Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmoi kalimin me PS-në, Meta i përgjigjet Çelës: Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja

Konfirmoi kalimin me PS-në, Meta i përgjigjet Çelës:

Kryetar i PL-së Ilir Meta i është përgjigjur Agron Çelës, i cili konfirmoi pak më parë kalimin me PS-në.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se askush nuk mund ta shpërqëndrojë opozitën nga fitorja jo vetëm e bahskive më të mëdha, por e të gjtiha bashkive më 14 maj.

“Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë”, shkruan Meta.

Çela në reagimin e tij kërkon që PS-së t’i jepet mundësia për të fituar Shkodrën, pas 30 vitesh nën drejtimin e PD.

Të fundit