Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmoi pjesëmarrjen në 7 korrik, Dash Sula: Jam i dashuruar me protestat

Konfirmoi pjesëmarrjen në 7 korrik, Dash Sula: Jam i dashuruar me

Deputeti demokrat, Dashnor Sula konfirmoi jo vetëm pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, por do të jetë edhe pjesë e grupeve organizative.

I ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc, Sula u shpreh se “është i dashuruar me protestat”.

“Sigurisht nga 2005 dhe më vonë kam dalë në çdo protestë, përveç 2 protestave të fundit sepse nuk kisha mundësi fizike të shkoja. Në të gjitha protesta që ka thirrur Shoqëria civile kam qenë. Unë e kam të shenjtë protestën”, tha ai.

Deputeti u shpreh se nuk paragjykon asnjë lloj organizatori të protestave dhe premtoi se do të jetë para kryeministrisë në 7 korrik.

 

Të fundit