Flash News

Ditari i Opozitës

Kontroll pranë shtabit elektoral të PD, Bardhi debat me policinë: Makina është e pastër, shkoni kapni bandat

Kontroll pranë shtabit elektoral të PD, Bardhi debat me policinë:

Dy ditë pas vrasjes së aktivistit të PS, Pjerin Xhuvani, policia ka nisur kontrolle pranë zyrave të shtabit elektoral të PD në Elbasan.

Ky aksion që kishte për objektiv kontrollin e makinave që ishin parkuar pranë, ka irrituar drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi.

Ky i fundit u ka kërkuar efektivëve të policisë procesverbal për ato që kanë gjetur gjatë kontrollit.
Nuk ke për të ikur, do më lëshosh mua procesberval çfarë gjete në makinë, që kontrollove. Jam në të drejtën time, ke ardhur ti në shtabin tim, jo unë te ty. Për çfarë erdhe në shtabin politik dhe kontrollove makinën. Kush të ka thënë dhe çfarë informacioni. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim”, shprehet Bardhi në debatin me policët.

 

 

Të fundit