Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi ironizon “Diellën”: Hall është kur të ikin dritat, se këtu luftojmë për drita 24 orë

Korreshi ironizon “Diellën”: Hall është kur të

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar ministren virtuale “Diella” dhe video-n ku ajo ‘foli’ nga Kuvendi.

Korreshi tha për mediat se hall është kur të fiken dritat se ç’do bëjmë me “Diellën”, duke shtuar se në Shqipëri akoma luftohet për energji 24 orë.

“Ende pa u konsultuar Komisionin e Etikës filloi direkt me masë disiplinore. Në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryetari I Parlamentit, Niko Peleshi, edhe pse e dimë që janë shkrirë ndarjet e pushteteve në duart e Kryeministrit.

Nuk ka më legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, e la të dirigjonte pa pikë turpi. Pse ka ndodhur? As në Kushtetutë, nuk lejohet që një ministër të flasë, po e quajmë ministër Diellën po e lëmë me prizë të vënë, nuk po ia heqim prizën momentalisht, se hall është kur të ikin dritat se këtu në Shqipëri akoma vazhdojmë luftojmë për drita 24 orë, kur të ikin dritat çfarë do bëjmë me Diellën, por e quajtëm se e kemi Diellën ministre, asnjëherë në këto nuk ka bërë vaki që të flas një ministër për programin e qeverisë ende pa u betuar qeveria, pa bërë akoma dekretimin”, deklaroi Korreshi.

 

Të fundit