Ditari i Opozitës

Korreshi krah fermerëve: Po ikin në Gjermani që të lajnë borxhet. Flitet për satelitët, kur traktorët nuk ndizen

Korreshi krah fermerëve: Po ikin në Gjermani që të

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është takuar me fermerët, që kanë protestuar para Kuvendit. Deputeti i Lushnjës i është bashkuar shpesh herë protestës së fermerëve të Myzeqesë.

Ai dha një prononcim për mediat, ku shprehu nevojën e fermerëve për ndihmë financiare. Korreshi shtoi se fermerët po largohen në Gjermani për të punuar dhe të larë borxhet. Ai theksoi se buxheti i vitit 2022 nuk i ndihmon, por i çon fermerët drejt falimentit.

"Fermeri do lekë në dorë, do të prekë realisht problemin, fermerët po i shesin produktet e tyre. Të marrim një nga pistat të kontrollohen bursat. Kjo do të rregullonte edhe informalitetin. I njoh të gjithë dhe e di problemin e tyre.

Jetojmë me to çdo ditë dhe di hallin e tyre. Po lënë serat po ikin në Gjermani për të larë borxhet që kanë marrë për të ndërtuar serat. Të bëhet një plan se ku janë. Flitet për satelitët, kur kemi traktorët që nuk ndizen. Të gjithëve iu kalb shalqiri dhe qeveria nuk i rimbursoi", tha Korreshi.

Të fundit