Flash News

E-TJERA

Përfundon takimi i fermerëve me Ramën, kreu i shoqatës: Ramë dakord të ulemi, nuk e njeh gjendjen tonë

Përfundon takimi i fermerëve me Ramën, kreu i shoqatës:

Ka përfunduar takimi i fermerëve me kryeministrin Edi Rama. Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka, deklaroi se është rënë dakord që të ketë një takim formal mes fermerëve dhe ekspertëve të qeverisë, për të diskutuar lidhur me Paketën Fiskale.

Sharka u shpreh se kryeministri iu parashtruar një panoramë të gjendjes aktuale të tyre, por fermerët e kishin refuzuar këndvështrimin e tij.

“Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka. Ne kemi një traditë se na thërrasin për të dëgjuar dhe thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh. Megjithatë kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Kryeministri kishte informacion tjetër. Ramë dakord të ulemi. Ne do presim të bëjmë takimin formal edhe me palët e interesit dhe ekspertë të qeverisë. Në rast se propozimet tona nuk merren parasysh, do të vijojmë me rezistencën e sindikatës. Sipas asaj që fola me kryeministri, takimi do të jetë shumë shpejt. Kryeministri u mundua të tregonte se e njihte gjendjen, por ne nuk e pranuam këndvështrimin e tij”, u shpreh kreu i Shoqatës së Fermerëve.

Të fundit