Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi: Nëse Basha është kryetar, pse nuk del me kandidat në Kukës?

Korreshi: Nëse Basha është kryetar, pse nuk del me kandidat

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka “sfiduar’ Lulzim Bashën i cili e quan veten kryetar të PD-së.

Në një lidhje për Syri Tv, Korreshi tha nëse Basha është kryetar i partisë, atëherë pse të mos dalë me një kandidat për zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit.

Ai tha se në këto momente Basha është ‘zero’.

Korreshi: Nëse Basha mendon se është me legjitimitet si kryetar, atëherë duhet të gjejë kandidat . Për mua nuk është në këto moment është zero, për mua çdo veprim që ai ka bërë i ka bërë për një parti personale, po kurrsesi në Partinë Demokratike.

Ta shikojmë sepse duhet të përballemi me pjesën tjetër, ku ne kemi ankimuar në Gjykatë çdo gjë që ka ndodhur, kështu që të presim. Ai është një dokument  tjetër me sa mendoj unë , kështu që nëse ka dhënë dorëheqje nga dorëheqja për të çuar këtë në KQZ dakort jam.

Po , ka legjitimitetin e dorëheqjes nga dorëheqja por ne jemi akoma në process gjyqësor dhe ai akoma nuk është regjistruar për çfarë ka bërë.

Flasin për statut  dhe Kuvend por harrojnë që statuti përcakton që kuvendi duhet të ketë kryetar grup seksionesh, anëtarë kryesie ,etj.

Të fundit