Flash News

Ditari i Opozitës

Kosova rezolutë për hetim ndërkombëtar të Serbisë, Bardhi: Të miratohet edhe nga Shqipëria

Kosova rezolutë për hetim ndërkombëtar të

]]Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një reagim në rrjetin social “X”, Bardhi shkruan se “Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, ku kërkohet hetim ndërkombëtar i Serbisë për sulmet në Veri, duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë".

Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë, lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë”, thuhet në deklaratën e Bardhit.

Të fundit