Flash News

Ditari i Opozitës

“KQZ financoi Rama-Bravën”, Berisha: Fushatën e bëjmë vetëm me kontributet e anëtarësisë dhe mbështetësve

“KQZ financoi Rama-Bravën”, Berisha: Fushatën e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau 345 milionë lekë fond vjetor për partitë politike në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Nga totali, rreth 1 milionë lekë iu dhanë PD-së së Enkelejd Alibeajt.

Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se fondin e mori dyshja Rama-Brava me ata që i mbajnë peng me lidhjet e krimit. Berisha tha se fushata e koalicionit do të zhvillohet me kontributet e anëtarësisë dhe mbështetësve.

“Unë nuk mund të them që do të fitojmë 100%, por nuk mund të them as se cilën bashki nuk do ta fitoj. Klima është mjaft pozitive, 2 milionë euro grabitit Rama-Brava, sot ne jemi forcë politike që bëjmë fushatë vetëm me kontributet e anëtarësisë dhe mbështetësve tanë. 61 kandidatët tanë zhvillojnë fushatën më të pastër të mundshme, njëlloj si në vitin 1992. Madje atëherë ka rrezik na ka dhënë ndonjë gje KQZ-ja, duhet të shoh regjistrat.

Sot i marrin Rama-Brava, me ata që i mban peng me lidhjet e krimit. Ne bëjmë fushatë me kontributet e mbështetësve tanë. Po të numërosh pemët që ai ka premtuar të mbjellë, parave të blerjes së 1 milionë fidanëve të mbjella sipas tij, në një kohë që nuk janë as 10 mijë. Berlini, qyteti më i gjelbëruar ka 480 mijë pemë. Këta përpiqen, por janë në rrokullisje, në rënie të lirë. Të vazhdojnë me tallavanë e tyre deri sa të marrin faurën që u përket”, tha Berisha.

Të fundit