Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ njeh Bashën kryetar të PD, avokati Nurja: Do ankimojmë në KAS

KQZ njeh Bashën kryetar të PD, avokati Nurja: Do ankimojmë

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ledio Nuraj ka reaguar për mediat pasi KQZ refuzoi regjistrimin në zgjedhje të palës së Alibeajt dhe pasi konfirmoi se njeh si kryetar të PD ende Lulzim Bashën.

Lidhur me vendimmarrjen e fundit, Nuraj tha se do të ankimohet ky vendim në KAS.

Nuraj: Duhet të ndërgjegjësohemi se vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë.  Vula, simbolet e PD-së është në dorën e anëtarësisë dhe aty ku është anëtarësia.

PD është ajo ku aderon anëtarësia e saj prej 30 vitesh me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet vendimi i sotëm për të cilën do ushtrojmë të drejtën ankimore në KAS.

 

Të fundit