Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ nuk regjistron grupin ‘Alibeaj’ në zgjedhje, reagon Bardhi: Celibashi shkeli ligjin, do ankimojmë në KAS

KQZ nuk regjistron grupin ‘Alibeaj’ në zgjedhje, reagon Bardhi:

Vjen reagimi i deputetit Gazment Bardhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e palës ‘Alibeaj’ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson vendimin e Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ si shkelje ligji për qëllime politike.

Ai paralajmëron se vendimin do ta ankimojë në KAS.

"Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS", shkruan Bardhi. 

 

Të fundit