Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ pranoi koalicionin pa Berishën, Bardhi: Më 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike

KQZ pranoi koalicionin pa Berishën, Bardhi: Më 6 Mars ka vetëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të KQZ, për të pranuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” LSI-PDK, duke mos njohur Berishën me Komisionin e Rithemelimit.

Në Twitter Bardhi shkruan se KQZ zyrtarizoi”Shtëpinë e Ilirit” me parti përbërëse LSI dhe PDK, duke theksuar se më 6 Mars do të ketë vetëm një PD. Bardhi thotë se koha kur demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit” për pazare të Ramës, ka përfunduar.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me ER ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. PD është shtëpia e vetme e demokratëve”, shkruan Bardhi në Twitter.

Të fundit