Flash News

Ditari i Opozitës

Kritikët iu përgjigjën pozitivisht ftesës për protestë, si e komenton Berisha

Kritikët iu përgjigjën pozitivisht ftesës për

Në konferencën për mediat, kryedemokrati Sali Berisha u pyet edhe për deputetët kritikë, që iu përgjigjën thirrjes së tij dhe shkuan dje në protestë.

Berisha tha se ata vendosin të parën PD-së, dinë të marrin vendimet e duhura, ndërsa i përgëzoi për pjesmarrjen në protestë.

“Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, ata kanë përmbushur një detyrimu moral dhe ligjor. Ata janë gjetur mes zgjedhësve dhe mbështetësve të PD, aty ku ishin.

Prandaj i përgëzoj. Protesta i mirëpret dhe ne i kemi ftuar ata. Në këtë aspekt nuk kam asnjë mëdyshje që ata janë deputetë të PD.

Natyrisht nuk i injoroj problemet që ekzistojnë. Por ata që venë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura”, tha Berisha.

 

Të fundit