Flash News

Ditari i Opozitës

Kryebashkiakja e Bulqizës hesht për arrestimin e vëllait, Çupi: E mbron Balluku!

Kryebashkiakja e Bulqizës hesht për arrestimin e vëllait,

Luan Mjeshtri, administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, u arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpërdorim detyre si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës. 

Kryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri ende nuk ka reaguar në lidhje me arrestimin e vëllait të saj, teksa sot ka ardhur një reagim nga deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Në një postim në rrjete sociale, Çupi shkruan se ka heshtur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, teksa sipas saj, ajo është mbrojtësja politike e tarafit familjar , në krye të bashkisë së Bulqizës.

Postimi i plotë:

Skandali i vërtetimeve false për marrjen e shtëtësisë bullgare solli në vëmëndje degradimin e Bashkisë Bulqizë, nën drejtimin e kryetares Festime Mjeshtri. Tani është e provuar gjithçka përflitej nga banorët e tronditur se operacioni i fallsifikimit drejtohej nga vëllai i kryebashkiakes, me detyrën e administratorit të njësisë Ostren. Bashkë me 2 punonjës të Gjendjes Civile, vëllai i kryetares së Bashkisë, kundrejt pagesave të paligjshme, pajiste qytetarët me dokumenta të fallsifikuara, si banorë të Ostrenit, për t’u bërë pjesë e shoqatave që mund të siguronin më pas shtetësi bullgare.

Deri tani, kryetarja e Bashksië së Bulqizës ka heshtur! Drejtuesja politike e qarkut Dibër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka heshtur, megjithëse e gjithë Bulqiza, Mati dhe Dibra e dinë se ajo është mbrojtësja politike e tarafit familjar , në krye të bashkisë së Bulqizës.

Inkurajoj SPAK-un të kryejë hetime të plota. Kur gjithë Bukqiza fliste për korrupsionin dhe fallsifikimet e vëllait administrator të Ostrenit, nuk mundet që e motra kryebashkiake të mos dinte gjë! Ajo është personi që, në konfikt interesi, emëroi të vëllanë dhe lejoi mashtrimin e partnerëve europianë përmes rrjetit të trafikantëve të dokumentave zyrtare.

Të fundit