Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi akuza Veliajt për inceneratorët: SPAK të mos shkojë me pushime, por ta vendosë para drejtësisë

Kryemadhi akuza Veliajt për inceneratorët: SPAK të mos

Monika Kryemadhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka renditur sipas saj disa fakte, që vërtetojnë se kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë të mundur realizimin e koncesionit “korruptiv” të Tiranës.

Ish-kryetarja e LSI i bën thirrje SPAK-ut “të mos shkojë me pushime, por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe të gjithë procedurave shtetërore”.

Ajo thotë se për miratimin e këtij konçesioni nevojitej fimra e të gjitha bashkive të qarkut Tiranë, ndërsa shton se prcedurat u tjetërsuan dhe vendosi vetëm Bashkia Tiranë me vendim të Veliajt dhe jo të Këshillit Bashkiak.

“Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar; dhe Erion Veliaj e kishtë dhënë dakordësine e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, sic kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare.

Këto probleme i kishte drejtësia e vjetër, ndërsa ne presim, shpresojmë dhe do mbështesim me fakte, prova dhe angazhim të përditshëm, që prokurorët e SPAK të bëjnë detyrën dhe ti shërbehet mbi të gjitha interesit qytetar”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit