Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Hetimi për Ilir Metën nisi prej Erion Veliajt

Kryemadhi: Hetimi për Ilir Metën nisi prej Erion Veliajt

Ish deputetja Monika Kryemadhi shprehet e bindur se hetimi për kreun e PL, Ilir Metën ka nisur nga kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij. 

E ftuar në  Syri Tv, Kryemadhi tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.

Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek hetimi pasuror i Ilir Metës dhe tek shtëpia e tij, pa një akuzë. Atëherë Erion Veliaj nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, që sot nuk ka më para ti paguajë, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus,’ tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës nuk po merr përsipër të shqyrtojë provat, duke pretenduar se ‘nuk di shqip dhe nuk e lexon televizionin’, dhe se ndaj tij bëhet presion përmes vëllait që është për procesin e vetingut.

‘E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin. Dhe atij i bëjnë presion me vëllain që e ka për veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.

Në përfundim, ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.

‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi.

Të fundit