Ditari i Opozitës

Kryemadhi: LSI i ka një borxh Fierit, ta përmbysim këtë tranzicion të kalbur

Kryemadhi: LSI i ka një borxh Fierit, ta përmbysim këtë
Kryemadhi në Fier

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takimin elektoral të radhës në Fier. Ajo iu ka thënë qytetarëve se LSI i ka një 'borxh' Fierit.

Sipas Kryemadhit, papunësia, mungesa e shpresës, pamundësia për t'u arsimuar kanë detyruar fierakët dhe shqiptarët të largohen nga vendi.

Ajo tha se ka ardhur koha që të përmbyset 'tranzicioni i kalbur'. Kryetarja e LSI-së u shpreh se borxhi mund të shlyhet duke ndryshuar situatën në vend, për të cilën ajo shprehu bindjen se mund ta bëjë opozita.

"Unë e them gjithmonë që LSI-ja i ka borxh Fierit. I ka borxh, sepse sot kemi një shkatërrim të Fierit. Sepse ne kemi me qindra dhe mijëra djem dhe vajza fierakë që janë larguar nga Fieri, për të mos u kthyer më. Sepse nuk kanë mundësi për të punuar, nuk kanë mundësi për të pasur një punë të mirëpaguar, nuk kanë mundësi për t’u arsimuar, edhe pse nxënësit e Fierit kanë qenë në universitetet shqiptare dhe në botë, nxënësit më të shkëlqyer. Të rinjtë e Fierit janë larguar sepse nuk shikonin dhe nuk shikojnë të ardhme. Por jam e bindur, që ne do të sjellim ndryshimin", tha Kryemadhi.

Të fundit