Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Marrim mbi 11 mandate në Tiranë. Rama blen TV, por jo zemrat e shqiptarëve

Kryemadhi: Marrim mbi 11 mandate në Tiranë. Rama blen TV, por jo

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në sheshin "Nënë Tereza" takimin përmbyllës të fushatës elektorale për kryeqytetin.

Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi tha gjatë fjalës së saj se LSI-ja do të marrë mbi 11 mandate në Tiranë. Duke iu referuar sondazheve që e nxjerrin keq LSI-në, Kryemadhi tha se Rama mund të blejë televizionet, por jo zemrat e shqiptarëve.

"25 prilli do t’iu kthejë qytetarëve sovranitetin e tyre, pasi qytetarët shqiptarë do të jenë ata që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë. Vetëm vota e shqiptarëve është ajo që bën ndryshimin, vetëm vota e shqiptarëve është ajo që i imponohet politikës, ndërkombëtarëve dhe kujdotjetër që do të bëjë harakiri me Shqipërinë.

Qeveritë dhe qeveritarët janë kalimtarë, ju e dini shumë mirë që keni parë shumë kryeministra, ministra, kryebashkiakë, pafund njerëz që kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shpërdoruar atë. Por, ju në datën 25 prill do ti jepni fund përdorimit të pushtetit nga individët dhe do ta ktheni tek populli me votën tuaj, sepse vetëm vota juaj është pushteti, qeveria, institucioni më i fortë.

Ju në 25 prill, sidomos qyteti i Tiranës do të jetë ajo sfidë e cila jam e bindur që jo 11 mandate siç tha Floida Kërpaçi, por do të jetë më shumë se 11 sepse besoj, besoj të ekipi i mrekullueshëm i LSI i listës së Tiranës. Besoj tek Floida, tek Klajda, Erisa, Silva, Eriona Bixha, zysh Nora Malaj që është dashuria e grupit parlamentar të LSI. Besoj të Briseida Shehaj, Etion Joka, besoj te Bleri tek Aldi, te Denisi, tek të gjithë ju. Besoj tek puna juaj e përditshme, te dashuria që keni ju për njerëzit, forca e madhe që keni ju për të ndryshuar Tiranën, këtë Tiranë e betonizuar, këtë Tiranë që shkatërroi stadiumin ‘Qemal Stafa’, ku janë rritur me qindra e qindra sportistë e futbollistë të Tiranës, të Partizanit, Dinamos, e të gjithë ekipeve të futbollit. Ai shkatërroi memorien e sportit tonë, ai shkatërroi memorien kombëtare, historike të artit shqiptar. Ai shkatërroi Teatrin Kombëtar, sepse e urren artin shqiptar, sepse ai urren çdo gjë të kuqe, çdo gjë shqiptare dhe ne në 25 prill do të shkatërrojmë Rilindjen, sektin anti-shqiptar që kërkon të tjetërsojë shqiptarët me popuj të tjerë që vijnë nga fundi i botës.

Në 25 prill do të shkatërrojmë Rilindjen, sektin anti-kombëtar. Le t’i blejë të gjitha tv, ekranet, le të blejë çdo gjë, vetëm zemrat e shqiptarëve nuk ka për t’i blerë dot kurrë. Jam e bindur se askush në këtë shesh nuk e duron dot atë që Edi Rama dhe sekti i tij i kanë bërë Tiranës. Shkatërroi dhe grabiti pronat e tiranësve të vjetër. Sot më shumë se 120 mijë familje do t’i shembë pas 25 prillit, por ju me votën tuaj do të shembni kështjellën e krimit të Edi Ramës. Këto topa që lëshon Edi Rama janë të paguara nga paratë e familjeve shqiptare me të cilat duhet të paguante ilaçet e Covid. Ai që përdor paratë e shqiptarëve për banesa janë paratë e shqiptarëve që duhet të paguante për shtëpitë e shembura" tha Kryemadhi.

Të fundit