Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi mbështet kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Dibrën: Ai zgjodhi një standard që ka munguar

Kryemadhi mbështet kandidatin e “Shtëpisë së

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vlerëson ftesën që iu ka bërë kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër Premtim Kryemadhi rivalëve të tij.

Teksa u prezantua ditën e sotme, ai ftoi kandidatët e tjerë për Bashkinë e Dibeës në një debat televiziv. Kryetarja e LSI-së thekson se ky është një standard demokratik që i ka munguar prej vitesh kulturës së zgjedhjeve në Shqipëri.

Teksa shpreh mbështetjen për kandidatin e “Shtëpisë e Lirisë”, ajo thotë se garat elektorale më së shumti kanë shërbyer si një moment përbaltje, se sa përballje ofertash politike.

Monika Kryemadhi nënvizon se zgjedhjet e 6 marsit janë një shans për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, ndërsa sjellë në vëmendje dosjet 184 dhe 339.

“Presioni i administratës publike dhe paraja në zgjedhje, janë faktorë që krahas fitores së kandidatit që mbështetet nga këto fenomene, sjell edhe shkatërrimin e qytetit, monopolizimin e ekonomisë, rritjen e taksave që më pas shkojnë në koncesione dhe investime për të pasuruar ata që i hodhën paratë për të blerë vota.

6 Marsi është shans i ri për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, që dosjet 184 dhe 339 vërtetuan se kishin ndodhur në Dibër dhe gjerësisht në Shqipëri. Dibra dhe dibranët meritojnë transparencë!”-shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit