Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi e konfirmon në ‘Politiko’: Do të jemi në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Berisha

 Kryemadhi e konfirmon në ‘Politiko’: Do të jemi në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut të thirrur nga kryedemokrati, Sali Berisha.

Në një intervistë në ‘Politiko’ në Top Neës, Kryemadhi tha se pjesëmarrja në këtë protestë nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj ccdo proteste ccdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestive. Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës.

Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo. Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare", tha Kryemadhi. 

 

Të fundit