Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Nëse Kajmaku s’do ishte arrestuar në Itali, do ishte në konferencën e qeverisë për korrupsionin

Kryemadhi: Nëse Kajmaku s’do ishte arrestuar në Itali, do ishte

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ironizuar Konferencën Antikorrupsion që u mbajt sot nga qeveria shqiptare.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se nëse Agim Kajmaku ish kryebashkiaku i PS për Vorën nuk do ishte arrestuar në Itali, do të ishte sot pjesë në këtë konferencë. 

Të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë "kampionët" e kryeministrit”, shkruan Kryemadhi,

Postimi i plotë:

Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë "kampionët" e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!

Ndërkohë që punonjësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!

Të fundit