Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi nga Kombinati: Prokuroria të hetojë lëvizjet e parave nëpërmjet bankave, kërkojnë t'ju tjetërsojnë votën

Kryemadhi nga Kombinati: Prokuroria të hetojë lëvizjet e parave
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e Kombinatit.

Ajo foli për procesin e rindërtimit, duke qenë se kjo zonë u dëmtua nga tërmetet e vitit 2019.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama kërkon të nxjerrë banorët nga shtëpia për t'jua dhënë pronat 'oligarkëve'.

"Sot nga ky vendi ku jam unë shikoj godina të shembura, të rrënuara. Të kthesh kokën do të shikosh fasadën e dëmtuar që Edi Rama i ka bërë Kombinatit. Pallatet që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, të prindërve të tyre, siç ndërtuan Kombinatin, tashmë Edi Rama kërkon ti largojë nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre për të ju dhanë oligarkëve për të ndërtuar kullat dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit tha se rindërtimi duhet të bëhet me paratë e Buxhetit të Shtetit dhe jo të vetë banorëve. Kryemadhi i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë "lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën".

Të fundit