Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi ngre dronin tek inceneratori i Tiranës: 15 hektarë ndërtim pa leje!

Kryemadhi ngre dronin tek inceneratori i Tiranës: 15 hektarë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Krymadhi ka qenë sot në territorin e inceneratorit të Tiranës, ku ka ngritur edhe një dron.

Ajo  shprehet se është një hapësirë prej 15 hektarësh dhe ku ndërtimi është pa leje.

Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, kompanitë e ndërtimit u detyruan nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të dërgojnë inerte tek inceneratori , por këto mbetje janë depozituar në zonën për rreth duke shkatërruar pyllin dhe liqenin që sipas saj ishte në këtë zonë.

Unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të inceneratorit të Tiranës. Në atë hapësirë prej 15 hektarësh, e cila është ndërtim pa leje dhe janë liqene të zhdukura të kthyer në tokë dhe tokë e kthyer në mal”, shprehet Krymadhi.

Të fundit