Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir Metës

Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir

Ish-deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka folur lidhur me akuzat ndaj saj dhe Ilir Metës nga SPAK.

E ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Kryemadhi deklaroi se asnjë nga personat e thirrur nuk ka dëshmuar kundër tyre.

Ajo përmendi është ai i personit që ka shitur apartamentin e nënës së saj, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja dhe është mbajtur për orë të tëra në SPAK, ku u intimidua dhe u mbajt gjatë natës në polici për t’u thirrur më pas sërish në prokurori.

“Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar,’ deklaroi Kryemadhi. Ajo tregoi për një prej dëshmitarëve, të cilit, sipas saj, i është blerë shtëpia nga ajo dhe nëna e saj, me kontrata të gjitha të rregullta dhe të deklaruara në bankë. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion. Edhe personi tjetër që ka bërë shitjen e apartamentit të mamasë time. Sapo ka zbritur nga avioni erdhi nga Kanadaja është mbajtur ne SPAK është mbajtur për orë të tëra dhe është intimiduar.

I kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj i kanë dërguar në prokurori. Më pas u kanë thënë ikni e shplodhuni se do ju thërrasim prap. Sepse vetë metodologjia që ka përdorur SPAK në këtë çështje nuk ka qenë për të zbardhur për të vërtetën, por për të marrë qoftë edhe një deponim me një klauzolë ose një fjali, që ka të bëjë”, tha Kryemadhi.

Të fundit