Ditari i Opozitës

Kryemadhi thumbon Naçon dhe Kokën: Në këto 2 vite pastruam LSI-në nga shushunjat

Kryemadhi thumbon Naçon dhe Kokën: Në këto 2 vite pastruam

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka qenë e pranishme në Lushnjë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit me qytetarët, Kryemadhi deklaroi se këto dy vite kanë shërbyer që LSI të pastrohet nga shushunjat që pinë gjakun e anëtarëve të saj, duke thumbur të larguarit nga partia që ajo drejton, ku dy më kryesorët janë ish-ministrat Nasip Naço dhe Lefter Koka.

“Këto dy vite e pastruan LSI nga shushunjat që pinë gjakun e anëtarëve të saj. Sot jem partia e burrave dhe grave që punojnë tokën. Jemi partia e nënave që falin jetën për fëmijët. Jemi partia e djemve që bëjnë çdo gjë për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Jemi partia e atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 Prill”, tha Kryemadhi.

Ndkr të tjera, Monika Kryemadhi tha se është borxhlie me qytetarët e qytetit të Lushnjes pasi gjithmonë i kanë dhënë votë LSI, e cila sipas saj është partia që mendon për njerëzit e thjeshtë.

“Pas 25 Prillit jam borxhlie me të rinjtë dhe të rejat e Lushnjes. Ajo që është më e rëndësishme është angazhimi I secilit nga ne për t’i çuar gjërat deri në fund. Qarku i Fierit i ka dhënë gjithmonë votë LSI-së. Kam ardhur për të larë borxhet nga qytetarëve në Fier, por më shumë ndaj familjeve tuaja.

Është një borxh që unë si nënë e marr përsipër përballë jush sepse nëse ne nuk do kujtojmë që herë pas here të kthejmë kokën pas, atëherë nuk kemi sjellë asnjë ndryshim. Ndryshimi vjen më 25 Prill duke votuar numrin 6. Emrat ikin dhe vijnë por vlerat janë ato që na mbajnë bashkë. I japim dorën njëri tjetrit dhe I qëndrojmë njëri tjetrit. Nga Shkodra deri në Sarandë, kandidatët e LSI janë një dhe janë të gjithë bashkë. 11 ditë na ndajnë nga data e ndryshimit. Do dëgjoni lajme dhe do ju trokasin në dyert tuaja me qeset e ushqimeve, do vijnë t’ju presin energjinë elektrike”, tha ajo.

Të fundit