Flash News

Ditari i Opozitës

Kryengritja e Postribës/ Boçi: Burra e gra u ngritën kundër diktaturës, këtë duhet të bëjmë edhe ne sot

Kryengritja e Postribës/ Boçi: Burra e gra u ngritën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka përkujtuar me nderim kryengritjen e Postribës kundër diktaturës komuniste, duke theksuar se amaneti i atyre burrave dhe grave është ende i pazbatuar plotësisht.

Boçi u shpreh se detyra e brezave të sotëm në politikë është të çojnë përpara idealin që ata nisën, ndërsa tha se sot diktatura, “është rikthyer në një formë më të kamufluar”.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Postriba nuk duhet parë vetëm si një faqe e lavdishme historike që përkujtohet çdo shtator, por si një udhërrëfyes për lirinë dhe qëndresën.

Boçi: Burrat dhe gratë e Postribës u ngritën kundër diktaturës. Këta burra dhe gra nuk kanë nevojë për duartrokitje dhe elozhe, por kanë nevojë për besim dhe besë. Ne që merremi me politikë, çojmë përpara atë që këto burra e nisën, e cila ende nuk ka përfunduar, por është rikthyer në një formë më të kamufluar dhe prandaj kjo është detyra jonë. Ne e kuptojmë shumë mirë se historia nuk është shabllon, nuk është një histori e mbyllur, por është zë ,është ajër, është ekzistencë.

Ne duhet ta dimë mirë që Postriba nuk është thjesht një faqe historie dhe krenarie që ne e shpalosim çdo shtator. Jo, është edhe një manual qëndrese, bese dhe burrërie, një manual i burrave dhe grave qe e duan lirinë dhe Shqipërinë.

Ne duhet ta vazhdojmë qëllimin dhe sakrificën e atyre burrave.

Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë sic bënë ata burra me qëndresën e tyre. Nuk na mjafton të vendosim kurora, por duhet të vendosim drejtësinë për këta burra dhe gra që dhanë jetën e tyre. Ne duhet të sillemi dhe të veprojmë si njerëz të lirë.

 

 

Të fundit