Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD skualifikoi 5 kandidatë nga gara, Indrit Hoxha: Akt komunist

Kryesia e PD skualifikoi 5 kandidatë nga gara, Indrit Hoxha: Akt komunist

"Një akt komunist." Kështu e ka konsideruar anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Indrit Hoxha vendimin e kryesisë për të skualifikuar 5 kandidatë nga gara për postin e kryetarit të partisë.

"Ti heqesh te drejten dikujt per te kandiduar eshte akt komunist." shkruan shkurtimisht Indrit Hoxha në rrjetet sociale.

Kryesia e PD-së votoi sot unanimisht katër kandidatë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Nndërkohë që vendosi për skualifikimin nga gara të 5 kandidatëve: Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Zgjedhjet e bredshme në Partinë Demokratike zhvillohen më 13 Qershor.

Të fundit