Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD vendosi mos njohjen e 11 majit, Berisha: Ja kur do të kemi analizë për rezultatin

Kryesia e PD vendosi mos njohjen e 11 majit, Berisha: Ja kur do të kemi

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot të mos njohë zgjedhjet e 11 majit.

Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Demokrate Sali Berisha nga selia blu u shpreh se me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira.

 “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Janë 5 rezoluta ndërkombëtare të bazuara në dokumentet e dorëzuara nga PS që damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti, njeri që zhvillon farsë elektorale dhe përdor institucionet për të shtypur pluralizmit.

Të vendosur për bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar por jemi të bindur që vetëm shqiptarët mund të kthejnë votën e lirë.

PD është parti e fjalës së lirë dhe debatit të lirë. Do të kemi analizë për 11 majin ku janë të ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit të japin mendimin e  tyre, ende nuk kemi një datë sepse kemi disa probleme por askush të mos mendojë se nuk do të ketë analizë’, tha ai.

Të fundit