Flash News

Ditari i Opozitës

Ku do të jetë nesër kur Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të tij? Sqaron Berisha

Ku do të jetë nesër kur Kuvendi të votojë për

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për strategjinë që ka menduar për nesër, kur në Kuvend do të votohet për heqjen e imunitetit të tij si deputet.  

Duke folur nga selia e PD, Berisha tha se nesër do jetë kudo, në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe në një betejë pa kthim.

“Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer.

Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë.

Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer.

Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti  rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.

Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës.

Kjo ka rëndësi.

Ku do jem unë atë ditë? Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo.

Në betejë, betejë pa kthim...”, u shpreh Berisha.

Të fundit