Flash News

Ditari i Opozitës

"Ku janë paratë e Becchetit", opozita i kërkon llogari Ramës nga Kuvendi

"Ku janë paratë e Becchetit", opozita i kërkon llogari

Fjala e kryeministrit Edi Rama është pritur me protesta nga opozita në sallën e Kuvendit.

Teksa Rama fliste për pensionet, opozita ka protestuar duke mos lejuar kryeministrit të vijojë fjalimin. 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar Ramës duke e pyetur se “ku janë paratë e Becchetit?”.

Më herët, PD ka deklaruar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin 2025, por do të marrin pjesë në diskutime. Një ditë, më parë kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetëve të tij ta kundërshtojnë vjedhjen që qeveria po bën me buxhetin.

Opozita ka thirrur nesër protestë para Kuvendit në ditë ku pritet të miratohet edhe projektbuxheti 2025.

Të fundit