All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Kujt i kalon mandati i Grida Dumës nëse Ori Nebiaj e refuzon? Lediana Fratari në Politiko: Në këtë moment...

Kujt i kalon mandati i Grida Dumës nëse Ori Nebiaj e refuzon? Lediana
Lediana Fratari
All - Paragraf - 1

Prezantuesja Ori Nebiaj është shprehur e pavendosur nëse do ta pranojë ose jo mandatin e deputetes, pasi e dorëzoi sot publikisht Grida Duma.

Ndërkohë, burime të Politiko.al bëjnë me dije se Nebiaj mund ta refuzojë mandatin e deputetes dhe do të vijojë me projektin aktual, drejtimin e emisionit ‘Përputhen’ në Top Channel.

All - Paragraf - 3

Nëse Nebiaj zgjedh televizionin para angazhimit në politikë, atëherë mandati i Grida Dumës i kalon Lediana Fratarit, sërish sipas rezultatit të votimit.

E kontaktuar nga Politiko.al, Fratari komentoi shkurtimisht duke thënë se është ende herët për të folur.

“Sipas KQZ mandati i znj. Duma i kalon deputetes se pare femër që ka marrë më shumë vota, prandaj në këtë moment është akoma herët që të shprehem”, shprehet Fratari për Politiko.

Të fundit