Flash News

Ditari i Opozitës

Kur do të nisë mosbindja civile? Ja si përgjigjet Berisha

Kur do të nisë mosbindja civile? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar në selinë blu një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera është pyetur se kur pritet të nisë mosbindja civile në vend.

Berisha ka thënë se priten dy momente, ku së pari sipas tij ka një bindje universale se në Shqipëri është instaluar një diktaturë dhe po ashtu që po zhvillohet një grusht shteti brenda shtetit.

Berisha shton se ka një revoltë të madhe dhe se strukturat po presin sinjal për nisje, sinjal që nuk është përcaktuar ende se kur do të vijë, para apo pas festave.

“Dy momente mund të theksoj.
Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit.
Ky është grusht shteti brenda shtetit.
Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.
Se kur, kjo do përcaktohet nga organet.
Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet.” tha Berisha.

Të fundit