Flash News

Ditari i Opozitës

‘Kur PS ka çelësat e shtëpisë’/ Basha ndan videon e Ramës nga Inceneratori i Elbasanit: Mbrojti skenën e krimit

‘Kur PS ka çelësat e shtëpisë’/ Basha ndan

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë një video nga përurimi i inceneratorit të Elbasanit nga kryeministri Edi Rama ku të pranishëm ishin edhe grupi parlamentari qeverisë asokohe.

Në video, Rama shprehet: "E kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë kur e kemi votuar në KM. jam shumë mirënjohës ministrave. Ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Financave, që megjithëse është gjirokastrit  në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen, Ky është ndryshimi që ndodh kur PS ka çelësat e shtëpisë."

Pas deklaratës së Ramës, kryedemokrati shprehet se në vend që kryeministri në vend që të thërrasë vartësit e tij për t’iu kërkuar llogari, mblodhi grupin parlamentar në Inceneratorin e Elbasanit ‘për të mbrojtur skenën e krimit’.

“Pyetja që kam për çdo shqiptar që dëgjon këtë dhe merr vesh që ministri është në pranga, është denoncuar afera dhe është çuar në SPAK nga PD. Përgjigjja e kryeqeveritarit në vend që të thërrasë vartësit e tij dhe t'i kërkojë llogari, moblilizon gjithë grupin parlamentar me Lefter Kokën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe i çon te skena e krimit. Është unike në botë të mbledhësh grupin parlamentar në një vend grumbullimi mbetjesh, është unike ta bësh këtë pasi je akuzuar publikisht nga opozita se ai vendgrumbullimi është një aferë e madhe koruptive. Është unike që pasi është dërguar një kallëzim në Prokurori, në vend që të përgjigjesh me masa e shkarkime mbledh grupin parlamentar për të mbrojtur skenën e krimit. Çfarë e shtyn një kryeministër t'i përgjigjet një akuze konkrete dhe denoncimi penal që të mbledhë grupin te skena e krimit nëse vetë nuk është pjesë e kësaj skeme?”, deklaroi Basha.

Të fundit