Flash News

Ditari i Opozitës

“Kush e di sa mesazhe kam marrë”, Berisha-Yuri Kim: Merr fund loja me opozitën kukull

“Kush e di sa mesazhe kam marrë”, Berisha-Yuri Kim: Merr fund

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pas reagimit të kësaj të fundit në lidhje incidentin në sallën e parlamentit.

Duke folur në ‘Të Paekspozuarit’ në McnTv, Berisha deklaroi se reagimi i saj ishte një pozicion qesharak.
‘Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se nuk duhet bërë akuza.

Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës. Kush e di sa mesazhe kam marrë. Ka krijuar kompleksin. Ka mundësi të u jetë dhimbsur njerëzve se si është bërë’, - theksoi Sali Berisha.

 

Të fundit