Flash News

Ditari i Opozitës

"Kush ka kuriozitet, t'i shikojë në zyrën e Palokës"/ Demokratët: Firmat verifikohen më 11 dhjetor. Basha është panikosur ndaj sulmon

"Kush ka kuriozitet, t'i shikojë në zyrën e

Demokratët që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dhënë një prononcim për mediat nga selia blu. Ata dorëzuan të tjera firma dhe shprehën bindjen se brenda pak ditësh numri do të shkojë në 5 mijë.

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka hedhur poshtë pretendimet e kryedemokratit Lulzim Basha se Berisha nuk ka mbledhur 4200 firma për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Ai tha se kushdo që ka kuriozitet të shohë firmat, mund t’i shohë ato në zyrën e Edi Palokës. Strazimiri deklaroi se Kuvendi është organi statusor më i lartë i PD dhe se ai do të verifikojë firmat e mbledhura.

“Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij.

Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar në organin e dytë më kryesor të PD, Këshillin Kombëtar. Kush ka kuriozitetin mund të shohë në zyrën e kreut të Këshillit të PD. Kushdo e ka 20 hapa larg zyrën e zotit Paloka e të shohë janë mbledhur apo jo firmat, jo të verifikojë, atë e bën Kuvendit vetë”, tha Strazimiri.

Ndërsa deputeti Flamur Noka u shpreh se kryedemokratin e ka kapur paniku. Sipas tij, sulmet që po bën Basha ndaj Berishës e vërtetojnë frikën që ka.

“Në këtë panik ai sulmon për t’u mbrojtur, demokratët shprehën vullnetin e tyre për mbledhjen e Kuvendit. Sot janë mbledhur edhe 150 të tjera dhe do të vijojnë ende dhe shifrat do e kalojnë 5 mijë firma, është vullnet absolut i demokratëve. Paniku që ka zënë peng kryetarin duket te histeria se si flasin dhe sulmojnë, asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve”, tha Noka.



 

Të fundit