Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Berishës, Basha i prerë: Nuk ka 2 PD dhe as institucione paralele

Deklaratat e Berishës, Basha i prerë: Nuk ka 2 PD dhe as institucione

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se Kuvendi do të mblidhet më 11 dhjetor, kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur nga mbledhja e Kryesisë së PD-së.

Basha ka deklaruar se nuk do të ketë 2 Parti Demokratike dhe as institucione paralele. Sipas tij, më 11 dhjetor mund të ketë vetëm tubim, por jo Kuvend.

REAGIMI I BASHËS

PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut te qarte. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë ccdo dite para 11 nëntorit. Sicc u be e qarte nga disa nismetare, shkelja është bere ne mënyrë te qëllimshme për mungese besimi tek organet legjitime te PD. Ndërkohë qe jemi këtu, nismetari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se kuvendi do te jete ne 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga cdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetem 1 PD dhe nuk ka per te patur institucione paralele. Ne 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam une as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishes. Por une dhe ju jemi përgjegjes qe demokratet te mos perdoren mish per top per interesat e sali berishes apo dikujt tjeter. Largimi i ketij regjimi pa mbeshtetjen e aleatit strategjik, eshte i paimagjinueshem. Pavaresisht deshires, per fat te keq, na eshte bere e pamundur nga menyra antistatutore, pervec shinave te legjitimitetit qe burojne nga pergjegjesite e kesaj kryesie dhe qe ia kam parashtruar per miratim kryesise.

Të fundit