Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i Bashës, reagon Bardhi: E pafalshme të mashtrosh veten dhe tjerët për të disatën herë

Kuvendi i Bashës, reagon Bardhi: E pafalshme të mashtrosh veten dhe

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me të ashtuquajturin Kuvendi Kombëtar të thirrur sot nga Lulzim Basha.

Duke mos kursyer notat e ironisë, Bardhi kujtoi një thënie të Dostojevskit.

“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”, shkruan Bardhi ne rrjetet sociale .

Kujtojmë se Bardhi nuk e njeh Kuvendin e sotëm, ndërkohë që të pranishëm në këtë organizim ishin vetëm 9 ligjvënës demokratë.

 

Të fundit