Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i Bashës, reagon Salianji: Njësoj si asambleja e PS, duan të ruajnë status-quo politike

Kuvendi i Bashës, reagon Salianji: Njësoj si asambleja e PS, duan

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar lidhur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha. 

Sipas tij mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend. 

Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke demtuar interesat e qytetarëve! 

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin,  bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”, shkruan Salianji. 

 

 

 

Të fundit