Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi njeh Bardhin si kreun e grupit të PD, zbulohet e-maili zyrtar

Kuvendi njeh Bardhin si kreun e grupit të PD, zbulohet e-maili zyrtar

Kreu i grupit parlamentar është kthyer në një çështje brenda PD-së, pasi në seancën e fundit parlamentare, Lulzim Basha njoftoi Kuvendin se me ndryshimet në strukturat e partisë së vulës, kryetare e grupit do të ishte Flutura Açka.

Por, duket se kjo kërkesë e Bashës nuk është njohur nga Kuvendi, pasi përmes një e-maili zyrtar, është thirrur Gazment Bardhi si kreu i grupit të PD-së, në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve.

Do të marrin pjesë dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Kuvendi njeh Bardhin si kreun e grupit të PD, zbulohet e-maili zyrtar

Kuvendi njeh Bardhin si kreun e grupit të PD, zbulohet e-maili zyrtar

Ndërkohë pjesë e mbledhjes është edhe Flutura Acka dhe kjo për shkak se është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të zhvillohet ditën e sotme, 20 shtator, në orën 14:30.

Në mbledhje do të diskutohet:

1. Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 shtator – 13 tetor 2023. –

2. Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentarë për Reformën Zgjedhore, për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

3. Raportimi periodik mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për Zbatimin e Rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2022, periudha 1 Janar

Të fundit