Flash News

Ditari i Opozitës

"Kuvendi të presë 'Venecian' para rivotimit", Basha mbështet Varhelyi: Rishpreh shqetësimin për përpjekjen e Ramës për të manipuluar sistemin

"Kuvendi të presë 'Venecian' para rivotimit",
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur qëndrimin e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, pas kërkesës që ky i fundit i bëri Kuvendit për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të rivotojë.

“Rishpreh shqetësimin e thellë të BE-së dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme”, vijoi më tej Basha.

 “Deklarata e komisionerit duhet të jetë e tanishme. Është e qartë, e përshëndes deklaratën e komisionerit për zgjerim. Rishpreh shqetësimin e thellë të BE-së dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme. Përsëris qëndrimin e PD para dhe pas dekretit të Presidentit Meta që kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të Shqipërisë për integrimin europian dhe përgjegjësi është vetëm një. A

i që ka vënë xhepat e tij dhe të hajdutëve të tij para shqiptarëve tani po vendos pushtetin e tij dhe frikën e largimit nga pushtetit para integrimit europian të vendit dhe një klime të qetë zgjedhore. Pa diskutim e mbështes këtë apel të komisionerit Varhelyi në emër të KE dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë për të treguar fare qartë atë që ne demonstruam gjatë gjithë këtyre muajve në tryezën e Këshillit Politik se ne ishim të përkushtuar për standarde zgjedhore dhe Edi Rama ka një tmerr të papërshkrueshëm nga procesi i ardhshëm zgjedhor dhe për këtë arsye ka shkelur dhe ka dhunuar standardet minimale zgjedhore që Europa i konsideron të domosdoshme për zgjedhje demokratike”, deklaroi Basha.

Të fundit