Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi votoi pa debat, Bardhi: Rama nuk mbron dot ndryshimet e tij!

Kuvendi votoi pa debat, Bardhi: Rama nuk mbron dot ndryshimet e tij!

Gazment Bardhi ka folur pas seancës parlamentare ku u miratuan dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.

Bardhi tha se nuk u lejua debati pasi Rama është i paaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar.

Sipas tij, nuk ka asnjë rëndësi si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Ramës, pasi njëlloj do mbrojnë korrupsionin.

“Edhe pse sot u formatua gjysma e kabinetit qeveritar, nuk u lejua një debat parlamentar për këto ndryshime në qeveri. Nuk kemi shpjegim pse ditën e parë të shkollës shkarkohet ministrja e Arsimit, pse shkarkohet ministrja e Jashtme kur përpara kemi samitin e Berlinit.

Edhe kur propozimet e kryeministrit vijnë për votim, ai është i paaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar.

Shqiptarët e kanë kuptuar që sado makijazh të bëjë të kabinetit, vulën e korrupsionit nuk e heq dot. Nuk ka asnjë rëndësi si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Ramës, njëlloj do vazhdojnë pagesat për inceneratorët, njëlloj do vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës. Problemi i kësaj qeveri nuk janë anëtarët e kabinetit, por Rama”, tha Bardhi.

Të fundit