Flash News

Ditari i Opozitës

“Ky qytet do kurorëzohet me fitore në 14 maj”, Berisha viziton familjen autoktone elbasanase Dinaku

“Ky qytet do kurorëzohet me fitore në 14 maj”, Berisha

Sali Berisha vizitoi sot Elbasanin ku po mbahen aktivitete të ndryshme për Ditën e Verës. Pasi bëri një shëtitje në pazarin e qytetit, ku bëri dhe urimet përkatëse, kreu i Partisë Demokratike vizitoi familjen autoktone elbasanase Dinaku.

Ai i falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë kësaj force politike dhe kandidatin për kryetar bashkie të Elbasanit, Luciano Boçit.

"Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje, dhe për të gjithë gjithëmbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me vetitë, moralin, me zotësinë e tij."

“Ky qytet do kurorëzohet me fitore në 14 maj”, Berisha

"Unë e di që ju po bëni gjithçka për fitoren e tij dhe jam shumë optimist, se ky mundim dhe kjo përpjekje e juaja, së bashku me përpjekjen e Luçianos dhe të gjithë demokratëve të Elbasanit do të kurorëzohet me fitore në datën 14 maj."

"Ndërron natyra, ndërron shoqëria, ndërron pushteti. Këto janë lajmëtaret e këtyre ndryshimeve të mëdha. Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë."

"Kësaj radhe me ndryshime të mëdha për vitin tjetër. I lutemi Zotit! Gëzuar!"

 

Të fundit