Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i shqiptarëve/ Basha: Rama fajëson të tjerët për dështimet e tij

Largimi i shqiptarëve/ Basha: Rama fajëson të tjerët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se Rama fajëson të tjerët për dështimin e tij dhe sipas kryedemokratit, Rama "duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë".

 “Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë,”shkruan Basha.

Largimi i shqiptarëve/ Basha: Rama fajëson të tjerët

 

 

Të fundit