Flash News

Ditari i Opozitës

"Legalizime në këmbim të votës", Vokshi padit sërish Manstirliun: Askush s'mund ta trajtojë si leckë qytetarin

"Legalizime në këmbim të votës", Vokshi padit
Albana Vokshi

Ish-deputetja demokratke dhe kandidatja në njësinë nr.9, Albana Vokshi ka depozituar një tjetër padi në SPAK për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo tha se Manastirliu në bashkëpunim me drejtuesin e Kadastrës, Artan Lame dhe zyrtarë të tjerë po shpërndajnë legalizime në këtë zonë, në shkëmbim të votave. Vokshi thekson se ky është një krim elektoral dhe korrupsion zgjedhor.

“Ogerta Manastirliu, Artan Lame, drejtues të zyrës së Kadastrës, janë vënë në shërbim të ketij krimi elektoral dhe korrupsioni zgjedhor. Askush nga këta që trajtojnë si leckë qytetarin për t’i blerë votën me legalizimin që u takon, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë”, tha Vokshi.

Kjo e fundit iu bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë çdo tentativë të tillë edhe Partinë Socialiste. Duke e quajtur qeverinë aktuale të dështuar, Vokshi tha se dështimit nuk duhet t'i hapet dera për të tretën herë.

“Kur Ogerta Manstirliu apo çdokush tjetër nga ky pushtet i kalbur prej korrupsionit ju troket në derë për t’ju shitur si nder diçka që ju takon me ligj, në këmbim të votës, ju duhet ta dini se në derë po ju troket dështimi për herë të tretë. Ajo që duhet të bëjmë është të mos ia hapim derën dështimit", shtoi Vokshi.

Ajo ka paditur më herët Manstirliun se ka hapur zyra elektorale pranë qendrave të votimit, gjë që është e ndaluar në Kodin Zgjedhor, duke e akuzuar se intimidon votuesit.

Të fundit