Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Lufta Trump–Soros ka prekur edhe Shqipërinë, nisi me USAID

Lela: Lufta Trump–Soros ka prekur edhe Shqipërinë, nisi me USAID

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka komentuar zhvillimet e fundit në SHBA, ku presidenti Donald Trump kërkoi nisjen e hetimeve për George dhe Alex Soros.

I ftuar në Syri Tv, në “Kafe Shqeto”, Lela e lidhi situatën në SHBA me ndikimin që ka pasur fondacioni Soros dhe USAID, në Shqipëri.

Ai theksoi se kjo luftë politiko-kulturore mes Trump dhe Soros, ka prekur edhe vendin tonë.

“Unë mendoj që lufta na zbritur me USAID, pra ka filluar dhe kjo që po ndodh tani është vijim logjik i komisionit DOXH që drejtohej nga Musk, i shkarkimeve dhe spastrimeve të shumta në departamentin e shtetit dhe ajo që ndodhi me USAID. Kjo është vijim logjik, sepse lufta në Amerikë dhe mendoj edhe në shkallë globale duke futur këtu qoftë udhëtimet e Elon Musk, qoftë fjalimin e zëvendës Vance në konferencën e Mynih. Është politike por është dhe kulturore. Janë të dyja.

Politike e dimë se çfarë ka mes Trump dhe Soros dhe pse ndodhi jo tani. Sepse Soros po financon protestat, lëvizjet e dhunshme në DC, Los Angelos dhe në të gjitha qytetet e mëdha amerikane ku ka protesta kundër Trump për mbrojtjen e emigrantëve dhe kundër Trump. Kundër një politike që është themelore-thelbësore e Presidentit Trump.

Pra, kjo rizgjoi si të themi ariun e fjetur, armiqësinë e vjetër. Soros nuk ka bërë kurrë pushim, është çmenduri ta mendosh që një multimiliarder me fuqitë, me paratë që ka, me urrejtjen politike kulturore ndaj Trumpit dhe republikanët.

Lufta për gjykatat, për bashkitë, për kongresin për senatin mes republikanëve dhe Soros, është e hapur. Pra, gjithë ato protesta të dhunshme që shihni kanë mbështetje direkt nga Soros”, deklaroi Lela.

Të fundit